Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë paraditen në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe shirave në një pjesë të mirë të territorit.
- Më të dendura shirat paraqiten në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta, por momente me pika shiu do të ketë edhe në vijën bregdetare. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë vendin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.