Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e dites do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara, vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.
- Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë 13°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Berat 34°C.
- Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.