Ditën e nesërme do të nis zyrtarisht vaksinimi anti-COVID në SHqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama.
“Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin anti COVID-19”, shkruan Rama.
Sipas planit vaksina do të jetë nga kompania Pfizer, nga e cila Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza në total.
Vaksinimi do të bëhet në stadiumin ‘Air Albania’ dhe do të vaksinohen 60 persona në orë. Vaksina do të jetë falas dhe jo me detyrim. Të parër do të jenë mjekët dhe më pas mësuesit, policët dhe personat mbi 75-vjeç.