Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meço ka folur për inflacionin, kamzhiku në xhepat e shqiptarëve.
- Eksperti kundërshton kryeministrin Edi Rama kur thotë se inflacionin është 7% pasi bazohet mbi një mesatare ku janë të përfshira edhe produktet e luksit, por inflacioni real është 11%.
Danaj: Ai inflacion që thotë kryeministri nuk është inflacioni real sepse bazohet mbi një mesatare ku janë të përfshira edhe produktet e luksit. Nuk mund të flasim për një inflacion kur jetike kemi produktet e shportës dhe në atë përllogaritje merren edhe produktet e luksit duke e ulur inflacioni real.
Çmimet reale, edhe pse janë rritur gjithandej, ndryshe nga të gjitha vendet e përgjegjshme që kanë marrë masa që shtresat e popullsisë ta përballojnë dhe kompanitë që mund të dalin me humbje, shteti e rimburson kompaninë por nuk dëmton konsumin. Ne këtu kemi dëmtuar konsumin.
- Me bordet e transparencë diktojmë çmimin sepse kemi përfitime për të ardhurat në arkën e shtetit. Shteti përfiton më shumë duke mbajtur çmimet në këto nivele sepse edhe taksat dhe përfitimet në arkën e shtetit janë më të larta.