Nga futbolli në politikë, ish-mesfushori i njohur i Romës dhe i Italisë, Damiano Tomasi, është zgjedhur zyrtarisht Kryetar i Bashkisë së qytetit të Veronës.
Ish-presidenti i organizatës së futbollistëve profesionistë fitoi zgjedhjet duke mposhtur kryebashkiakun në detyrë Federiko Sboarina, nga partia “Fratelli d’Italia” dhe “Lega”.
Tomasi mori rreth 53.5% të votave kundrejt 46.5% të Sboarinës.