Vjen nga Afrika dhe kjo s’ka ndodhur më parë,
- Jemi në 16 Dhjetor dhe mesditën e sotme termometri pritet të shënojë në pasdite 23 gradë celcius.
Dita ka nisur me kthjellime dhe vranësira të shpeshta ku nuk mungojnë dhe momente me reshje shiu, kryesisht në zonat veriore të territorit shqiptar. Zonat jugore mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
8 gradë shënon temperatura minimale ditën e sotme në zonat malore. Në këto zona termometri ngjitet në 18 gradë celcius. 14-17 gradë celcius do të shënojë minimumi në zonat e ultësirës perëndimore.
- Ndërsa mesdita sjell një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Edhe ditën e djeshme temperaturat ishin të larta, por sot presim 23 gradë celcius për disa nga qytetet e shtrirjes perëndimore.
Kemi një qarkullim të masave ajrore nga jugu. Vjen nga mesdheu, është ajri i ngrohtë që vjen nga veriu i afrikës, ngroh dhe ngopet me lagështirë në mesdhe dhe vjen drejt brigjeve të Ballaknit, raporton meteorologia Tanja Porja.
- Parashikohet që dita e shtunë të sjelli një klasifikim të reshjeve në territor, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat veriore dhe veri-perëndimore, ku do të krijohen edhe problematika të përkohshme përsa i përket përmbytjeve. Por orët e mbremjes do të sjellin përmirësim dhe dobësim të këtij sisitemi.