Çfarë ka efekt:
Avigan – mund ta shkurtojë sëmu ndjen nga koronavirusi. Ky medikament japonez kundër gripit që përmban lëndën Favilavir fillimisht në Azi e më pas edhe në vende të tjera u lakua shumë. Medikamenti në fjalë përdoret kundër gripit dhe vepron me efekt kundër viruseve të ndryshme RNA. Më 2014 medikamenti u përdor me sukses kundër Ebolas. Më 2016 qeveria japoneze e dërgoi Favilavir si ndihmë emergjence në Guinea për të luftuar epideminë Ebola. Aktualisht ky medikament mund ta shkurtojë kohën e sëmundjes nga koronavirusi, por megjithatë ka efekte të forta anësore si shok anafilaktik ose infeksion të mushkërive.
Dexametahson – varet nga koha e përdorimit
Bllokuesi i infeksioneve Dexamethason e ul vdekshmërinë tek pacientët, që respirohen dhe janë më gjatë se shtatë ditë të sëmurë. Instituti Robert Kosh (RKI) si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rekomandojnë këtë medikament për këta pacientë. Dexamethason megjithatë nuk mund të përdoret për njerëz me simptoma të lehta dhe as nuk mund të përdoret në fazën fillestare të sëmundjes. Nëse përdoret qysh në simptomat e para, medikamenti mund ta zbehë imunitetin apo ta bllokojë atë e madje mund të provokojë një ecuri të rëndë të sëmundjes”, shpjegon në një podcast në fillim të tetorit për NDR, Sandra Ciesek, drejtore e Institutit për Mjekësinë e Virologjisë në Klinikën Univeristare në Frankfurt.
Çfarë nuk ka efekt:
Hydroxychloroquin – nuk ka efekt pozitiv
Kjo lëndë është e hershme dhe është përdorur kundër malarjes, në fillim të pandemisë së COVID-19, Hydroxychloroquin u përdor si një medikament shpresëdhënës. Por ndërkohë Instituti Federal për Barnat dhe Produktet Mjekësore paralajmëron nga përdorimi i tij kundër COVID-19. „Pacientët që trajtohen me Hydroxychloroquin, duhet të mbikqyren intensivisht, pasi ka mundësi që të kenë efekte të forta anësore”, shkruan ky institut në faqen e vet të internetit. Gjithashtu nuk janë provuar efekte pozitive tek pacientët me koronavirus.
Këto ilaçe janë të diskutueshme
Artemisinin – shurup shpresëdhënës me bazë bimore
Në fillim të pandemisë lëngu me erëza nga Madagskari bëri bujë: Covid Organics, promovon Artemininin bazuar tek bimët Hypericum. Studimet të qendrueshme klinike për efektin e Covid Organics deri tani nuk ka. Një ekip i drejtuar nga profesorPeter Seeberger, drejtues i sektorit të Sistemeve Biomolekulare në Institutin Max-Planck, ka arritur të provojë, që ekstraktet e bimës Artemisia kanë efekt ndaj koronavirusit. Deri tani këto studime janë filletare dhe nuk janë verifikuar përfundimisht. Ndërkohë në Meksikë po vazhdon faza e dytë e këtij studimi me 360 vetë, të cilët po testohen mbi efektin e bimës Artemisia në kontekstin e CPVID-19. Rezultatet deri tani nuk janë publikuar. Seeberger në intervistë për DW thotë, se „ka mjaftueshëm pika referimi, për të hulumtuar shkencërisht efektin e Artemisinin ndaj koronavirusit. Ai këshillon megjithatë rreptësisht, që të mos përdoret çaji me Artemisinin duke menduar, se me këtë mund të shërohesh prej COVID-19. Efektet nuk janë ende të provuara klinikisht.”
Tocilizumab dhe Sarilumab – studime kontradiktore
Efekti i antitrupave Tocilizumab dhe Sarilumab është i diskutueshëm. Përbërësit aktiv normalisht përdoret për trajtimin e artitit rheumatik dhe sipas një studimi në fillimet e tij e ulin në mënyrë të dukshme vdekshmërinë prej COVID-19. Qeveria e Britanisë së Madhe planifikon, që në të ardhmen këtë përbërës ta përdorë kundër koronavirusit. Por një tjetër studim ka arritur në konkluzionin, që përbërsi aktiv nuk e ul vdekshmërinë.
Solucionet e gojës dhe sprucot për hundët – efekti i paprovuar
Shoqata gjermane për Higjenën e Spitaleve rekomandon, që si masë profilaktike të bëhet gargar me solucione të caktuara. Ideja që qëndron pas kësaj është: se gargari mbyt viruset në grykë, pra pa depërtuar në organizëm. Nëse pacientët janë të infektuar, kjo masë ndihmon që të ulet rreziku i infektimit të të tjerëve prej tyre. Zëdhnësi i shoqatës, Peter Walger thekson në bisedë për DW, se „natyrisht kjo masë nuk ndihmon, nëse viruset kanë depërtuar në qeliza. Pra përdorimi i të tilla solucioneve nuk shmang infeksionin, por vetëm viruset në qarkullim të lirë, të cilat dalin përmes kollës, teshtimës apo gjatë frymëmarrjes dhe që shërbejnë si bazë për një infeksion të ri.” E njëjta gjë vlen edhe për sprucatorët e hundëve. Deri tani është folur p.sh. për produktin Algovir.
Shkas për rekomandimin për një profilaksi të tillë u bë një studim i Grupit Hulumtues nga Bochumi dhe studiuesve të tjerë, thotë Walger. Në epruvetë arriti të vërtetohet, që solucione të caktuara për shpëlarjen e gojës mbysnin sasi të mëdha virusesh të llojit SARS-CoV-2. OBSH dhe Shoqata Gjermane e Mjekësisë Dentare që nga muaji gusht rekomandojnë, që pacientët përpara trajtimit të bëjnë gargar me një solucion të caktuar. Megjithatë këto shoqata venë në dukje, se ende nuk ka studime klinike, që të provojnë se solucionet për shpëlarjen e gojës ndihmojnë njerëzit naj SARS-CoV-2.
Remdesivir – provat mungojnë
Doinald Trump u trajtua me këtë medikament pas infektimit me koronavirusin. Megjithatë efekti i remdesivir ndaj COVID-19 është mjaft i diskutueshëm. IRK e rekomandon përdorimin e tij vetëm në kushte të veçanta. Ndërsa qeveria e SHBA-së mbështetet në studime, që parashikojnë, se ky përbërës ul kohëzgjatjen e sëmundjes. Sipas OBSH nuk ka prova sa duhet, për ta rekomanduar Remdesivirin.
Marrë nga DW