Inxhinieri rus i softuerit Mikhail Liublin dhe e dashura e tij ukrainase udhëtuan me trena dhe autobusë për pesë ditë me radhë për të shkuar në Hungari nga Kievi. Çifitin e kanë shoqëruar gjatë rrugës bomba që shpërthenin papritur.
Ndërsa qëndronin në radhën e biletave për të hipur në një tren për në Budapest nga vendkalimi kufitar Zahony, çifti i ri shkëmbeu puthje para kamerave.
“Ndryshe nga të gjithë njerëzit e tjerë këtu, unë jam nga Rusia. Kam jetuar në Ukrainë për rreth një vit“, tha Liublin. “Është çmenduri. Dhe Rusia do të paguajë për të, për shumë e shumë vite dhe Putin duhet të gjykohet“, shtoi ai, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.
Liublin tha se ai dhe e dashura e tij, e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj, e kishin pothuajse të pabesueshme që më në fund kishin përfunduar udhëtimin e gjatë për në Hungari, pasi pothuajse çdo ditë kishte pasur bomba ose të shtëna.
Menjëherë pas kësaj, çifti mori trenin tjetër për në kryeqytetin hungarez Budapest. Kjo është një nga historitë e qindra familjeve apo çifteve të dashuruar në vite mes Ukrainës dhe Rusisë, dy popuj që kanë jetuar në shekuj pranë njëri-tjetrit por që po përjetojnë tashmë një konflikt tragjik.
Klan News./asutimes.com