Teksa prej kohësh flitet për një ribashkim të mundshëm mes Donaldit dhe Borës, tashmë duket se moderatorja e “Për’puthen” i ka dhënë të gjithë fansave të çiftit një arsye më shumë për të ngritur dyshimet.
Së fundmi, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram, ku padyshim përveç binjakëve Donald dhe Romeo, atë e ndjek pikërisht edhe Bora Zemani.
Nuk e dimë nëse moderatorja dhe ish-vjehrra e saj kanë ruajtur marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën, apo vërtetë bëhet fjalë për një ribashkim mes saj dhe ish-finalistit të “Big Brother Albania VIP”./Shqiperiaime.com.al