Karakteristikat e cdo tipi tigani.
Çelik inox – Tiganët prej çeliku inox nuk lëshojnë elementë toksikë, ato i rezistojnë korrozionit, megjithatë pastrimi është më i ndërlikuar dhe zgjat më shumë
Gize – Tiganet prej gize janë të rënda, por zgjasin shumë dhe janë gjithashtu shumë rezistente. Preferohet përdorimi i tiganëve prej gize që nuk ngjiten
Alumini – Tiganet më të mira të aluminit janë ato që nuk ngjiten. Edhe nëse materiali është një përcjellës i shkëlqyer i nxehtësisë, ai mund të jetë i dëmshëm nëse bie në kontakt me ushqimet acidike
Bakër – Tiganet prej bakri duhet të kenë një shtresë të mirë në mënyrë që të mos jenë të dëmshme për shëndetin, por janë perfekte për gatim
Qeramika – Tiganët prej qeramike kanë një shtresë bojë qeramike, e cila nuk lëshon substanca të dëmshme për shëndetin në ushqim. Për më tepër, ato rezistojnë mirë ndaj temperaturave të larta
Gurë – Tiganet prej guri të kthehet në traditë, ato janë shumë rezistente dhe natyrisht që nuk ngjiten.
Megjithatë, ato janë të vështira për t’u pastruar në krahasim me materialet e tjera. Duke marrë parasysh avantazhet dhe disavantazhet e secilit material, është e mundur të zgjidhni tiganët më të mirë për nevojat tuaja midis tyre.
Pergatiti per “JEHONA.Info”
Rubin Kristo