Tashmë çelja e sezonit turistik është një traditë e herëshme në Bashkinë Skrapar. Këtij rituali të përvitëshëm ky institucion i ka kushtuar një vëmendje të shtuar që ka qëllim promovimin e resurseve dhe produkteve bio të kësaj krahine. Edhe në këtë të shtunë në një atmosferë festive në formatin e një “spektakli” aq sa artistik, po kaq edhe gastronomit është çelur Sezoni Turistik në Bashkinë Skrapar. Mes këngëve dhe valleve të grupit folklorik dhe trokitjes së gotave të rakisë, “Sezoni Turistik” e ka çelur siparin me “Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Artizanale” Ishte një event i verësuar nga protagonistët prodhues të cilët patën rastin për të promovuar produktet e tyre tradicionale dhe bio.
Llojshmëria e produkteve tradicionale e ndërthurur me çmimet shumë stimuluese e bënin këtë panair interesant. Krahas prodhuesëve vendas nuk do mungonin në këtë panair edhe fermerë nga krahinat përreth të cilët patën rastin të ekspozonin produktet e tyre. Në ceremoninë e rastit ndodheshim banorë të qytetit dhe fshatrave përrreth, por nuk mungonin edhe të ardhurit nga qytete të tjera me origjinë nga Skrapari. Sipas traditës aktiviteti nisi nga i “zoti” i shtëpisë, kryetari i Bashkisë, z. Adriatik Mema i cili do të priste “shiritin” e inagurimit me trokitjen e gotave të rakisë me pjesmarrësit vendas dhe miqëve. Pjesëmarrës në këtë festë ishin edhe ish-deputetët Spartak Braho, Fidel Ylli, dr. prof. Ajli Alushani, si dhe “patriotët” nga Tirana, që zemra ju rreh veç për Skraparin, Agron Nano, Ilirjan Hysi. Edison Çollaku etj. Me këtë rast një nga miqtë special “patriarku” i skraparllinjëve profesor Ajli Alushani, një ceremoni modeste, festoi mes pjesmarrësve edhe 82 vjetorin e lindjes.
Panairet janë “festa” ekselente për të promovuar resurset dhe produktet e Skraparit, por kjo nuk duhet të ngelet në kuadër të një aktiviteti “burokratik” dhe kalimtar sepse turizmi nuk është një vetëm panair, por ai duhet të mbështetet dhe të stimulohet me të gjitha format e saj financiare dhe promovuese. Sot është emergjente riparimi dhe pse jo edhe ndërtimi i arteries kryesore Berat- Çorrovodë që ajo të lehtësojë ardhjen e viziturëve apo turistëve. Me patjetër duhet të puohet për ndërtimin e bujtinave dhe instalimin e tyre jo vetëm në bregun e kanionit, por në të gjitha vendet që është e mundëshme. Pushteti lokal duhet të loboj fort për lidhjen e arterieve të mbetura në mes Çorrovodë-Korçë dhe Çorrovodë-Përmet. Kështu mundësitë do të jenë reale për të përthithur vizitorin dhe Skrapari i ka të gjitha mundësitë të jetë në ballë të turizmit gjithëvjetor. Në fund mikëpritjen, traditën dhe bukuritë e tilla që gjenden veç në Skrapar do t’I përshëndeste grupi folklorikë me këngëtarët e mirënjohur tashmë Dule Malindi, Leonora Gjoni Tërpo, Dashuri Hysaj, Myrteza Sulçe Bruno Pollogati etj.
Nga Edison Çollaku