Vendi do ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata por njëkohësisht të acarta.
Moti sot do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Veri – Verilindje 2-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do ketë erë intensive me shpejtësi deri në 15-20m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet me forcë 3-4 ballë. Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore./Shqiperia ime.com.al