Dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra me diell.
Reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin, hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila ditën e diel hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të varënsirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë./Shqiperia ime.com.al