“BUKURIA” e VARGUT

Ka lindur më 3 korrik 1974, në Fierzë – “Bajram Curri”, Tropojë. Është anëtare e lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.

Që në rininë e herëshme është dalluar për talentin e saj në krijimin dhe interpretimin e fjalës poetike. Ka bashkëpunuar me gazeta dhe revista, si me revistën “Pionieri’’, ku poezitë e saj gjejnë vend të merituar dhe mirëpritën mirë nga lexuesit. Jeton dhe vepron në qytetin e Kamenicës, nënshtetase e Kosovës.

Autore e këtyre librave :

“Poezia e shpirtit tim”, “Vrullojnë bisqet”, “Bëhu diell i shpirtit tim”, “Mos i vrisni ëndërrat”, “Pasthirrmë shpirti”

TI ISHE

Ti ishe dielli për mua,
unë hëna u bëra për ty
Tash më ai diell ka perënduar,
Asgjë më nuk mbeti veç njê histori !

SYTÉ E TU

Krojet e bjeshkëve të mia.
Etjen shuaj, sa herë i pashë.
Përvëluar nga dashuria,
Syve të tu i përulem vashë.

Sytë e tu, ujëvara lartësish,
Shpirti u dogj nga dëshira
“Kaltëroshe, u përvëlova mirë ta dish…
Të bekoftë kjo Perëndia !”

KOHË E BUKUR

Jam dehur pa pirë, ti je arsyeja.
U çmenda pa qenë e tillë, vetë je çmenduri.
Më “budallepse”, bukuri, s’ dija nga shkoja …

Ah, si të bëka kjo e shkreta dashuri!
Mes sekuencave të saj, ti ndihesh gjallë,
Botën në duar, tashmë, ke zbritur .
Një minutë mos ta shohësh ndien mall.

Ç’konfuzion ndienjash pa zë, si i “mitur”
Shpirti shpirtin kërkoka në harrim
Zemra zemrën pranë dëshiron ta ketë.
Pëshpëritje gjaku damarëve në flakëzim,

Bashkuar në një frymëmarrje e do përjetë.
Në një ajri dashurore “hipnotizuar”,
Jo s’do të dish, nëse je gjykuar gabimisht.
Ah, kohë e bukur , kohë e dashuruar,

Peërse s’jeton me ne, kështu përjetësisht?!
Sa pa faj vjen, si fëmi i padjallëzuar
E aq shpejt shuhesh fatkeqësisht.
Ku qenka termi isha i dashuruar?

Ndoshta, s’jemi dashur pastërtisht?…
Ah, dashuria rinore e paharruar…
Skalitur e gdhendur shpirtrave tanë dashurisht !

MBRETËRESHA NATË

Nata zbriti dalngadalë
Erresuar çdo gjë errësirë.
Vetëm hëna sapo ka dalē .
Rrethuar nga yjet vezullirë.

Dashuruar jam me hênên.
Me yjet që shêndrijnë.
Me ato flas si me nënën.
Ato sekretet ti rujnē dinë.
Sa shume vargje vargëzova.

Për ty hënëz ,pêr yjet vezullues.
Nê netêt vetmie ti mē shoqëroje.
Me atē ndriçim relaksues.
Me yjet lart duke vallëzuar.

Në emagjinatën e njē fēmije.
Mretëreshën natë pêrqafuar.
Magjisht jetuar çaste lumturie.
Perëndesha natê me qilim të zi.

Mrekulluar nga autorët e saj.
Ajo dinë të fal paqe ,dashuri.
Qetēsia ,skenari i filmit të saj.
Unë e shijoj deri sa gjumi :
Mbi qepalla më zbret ngadalë.

Author: jehona