BOTË E DËSHPËRUAR /Nga Mialba Shehu

Nga Fetah MALIQI

Mialba Shehu nga Kakruka e Skraparit banuese e shumë viteve dhe veprimtare e devotshëme e çështjes kombëtare të Shqipersë.  Kësaj radhe vjen para nesh si krijuese letrare, me vepren ” Botë e Dëshpëruar“. që është një libër plot devotshmëri atdhedashurie, i përshkruar nga malli i thellë për vendlindjen e i mishëruar me rrjedhat në të, i parë me sytë e një krijuese  që ka sakrifikuar shumë  e që ka krijuar ideale për këtë tokë e për këta njerëz, duke i ndjerë, përjetuar e realizuar artistikisht luftën e fitoren, dhembjen e lumturinë, vdekjen e lindjen, si domosdoshmëri për të qenë  si duhet në vendin e të parëve, duke i përjetësuar të gjitha  këto me thellësinë e shpirtit e duke i shndërruar në përkushtim poetik e jetësor që shpesh  na del edhe si betim: Në poetikën e Mialbës pasqyrohen të gjitha “dhimbjet” e vendit, por ajo me mjeshtëri pasyron në vargjet e saj  edhe problematikën globale që e ka trazuar botën në një ekuilibër që s’po gjen ekuilibër.

Mialba mediton e ndjen poetikisht edhe për jetën, për dashurinë, për njerëzimin e dukuri të tjera, duke dashur që te njeriu ynë ato të shijohen, përjetohen e vlerësohen sa me drejt e të janë sa më domethënse, për sot e për ardhmëri:

“Amanet nga të parët tanë,

Istaluar në shpirtin tonë,

Kur shikon tjetrin që vuan,

Kafshatën e bukës ta ndajmë!”

Autorja shpesh nuk kënaqët me ato që sheh në vendlindje, me ato ngjarje e ndodhi që e dëmtojnë imazhin e popullit tonë e që i varfërojnë njerëzit skajshmërisht, prandaj shkruan e irrituar:

“Ku po vetë ti moj botë,

Ndale hapin, gremin po shkon,

Këto mëndje të lajthitura

Vëntë dorë Zoti për ti shëruar“

 

Me një thellësi ndjenje e mendimi e me figurshmëri të pasur poetike, Mialba këndon për flamurin, për heronjtë kombëtarë, për Çamërin, për lavdinë e fitoreve e për dhembjen e për krenarinë që ndjen për ata që u flijuan për atdhe, duke thksuar se atdheu është i shenjët, se kjo shenjtëri nuk është kalimtare dhe se vetëm atdheu dhe përkushtimi për të janë vlera që asnjëherë nuk duhet vënë në dyshim:

 

“Kështu u bë jeta jonë

Kaq shumë e vështirë,

Si lojën e porosit

Po luajn me ne tani.

Ky vend kaq i bukur,

Përse mos përparoj?

Na kanë kthyer në lodër,

E na rrotullojnë“

 

Në krijimet e Mialba Shehut  dominon motivi i vendlindjes, vuajtje e mallin që nuk e lë të largohet, me mendime, nga vendlindja, nga më të dashurit, nga lojërat e fëmijërisë, nga fshati e bukuritë e tij, gjë që e bënë ate të veçantë në shkrimin e këtyre temave dhe në thellësinë artistike që arrin, duke u marrë me to:

“Dëshirat e zemrës

Shumë pakë plotësohen,

Ato ngelin tabu

Në ëndërr shikohen“

 

Kurse  për prindërit, e të afërmit na mundëson të njohim shpirtin e një të reje, duke mos pasur mundësi të jetë sa herë i duhej në mesin e atyre që i donte e nderonte aq shumë. Mialba këndonte për nënën e babain, për vëllezër e motra, për të afërm e shokë fëmijërie dhe sikur nuk mund ta shfryjë asnjëherë mallin e mbledhur brenda vetes me vite. Ndoshta për këtë, nderimi për të gjithë, po sidomos për nënën dhe babain realizohet fuqishëm, si kujtim i art…!

Ja si i dedikohet të nënës :

“Portreti jotë nënë

Skalitur në zemrën time,

Buzëqeshja jote e ëmbël,

Shkëlqen në sytë e mi.

Në dallgë që përplas jeta,

Mes dhembjesh e gëzimesh,

Krahë të pata nënë

Me kokën lartë ne ecëm

Author: jehona