Kryeministri britanik Boris Johnson ka udhëtuar në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në një vizitë të paparalajmëruar.
Lajmi është bërë me dije nga ambasada e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka postuar një foto të takimit mes Johnson dhe Zelenskyt.
Në foton e postuar në Twitter nga ambasada shkruhej thjesht: “Surprizë”, shoqëruar me disa emoji.
Theskojmë se ky takim i papritur vjen pas masakrës së trupave ruse në Bucha, duke lënë të vdekur shumë civilë, mes tyre fëmijë dhe të moshuar./Shqiperia ime.com.al