Në veri rikthehet dëbora. Prej mbrëmjes së kaluar, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Dukagjinit, Kelmendit dhe pikën turistike të Thethit.
Ne akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh kanë filluar reshje dëbore me intensitet të ulët.
Edhe temperaturat janë të ulëta ku në Qafë Thore shkon në – 2°C ndërsa në Vermosh deri në -4.
Vitin e kaluar për herë të parë u mbajt e hapur rruga drejt Thethit në dimër dhe sfida është e njëjta edhe për këtë vit.