Një stuhi e jashtëzakonshme dëbore ka paralizuar pjesën perëndimore dhe veriore të Nju Jorkut.
- Trashësia e borës arriti në rreth 0.6 metra në disa zona të këtij rajoni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Në disa rajone stuhia e dëborës u shoqërua edhe me erëra të fuqishme. Stuhia goditi rëndë edhe qytetin e Hamburgut, ku ekipet e kërkim shpëtimit ndihmuan disa banorë të bllokuar.
- Meteorologët paralajmërojnë se do të ketë reshje dëbore gjatë gjithë fundjavës ku pritet të arrijë 1.4 metra borë në disa vende. Për shkak të erës së fuqishme energjia elektrike u ndërpre në disa zona dhe autoritetet u detyruan gjithashtu të mbyllnin disa autostrada.
Dëbora shkaktoi edhe anulimin e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar Buffalo Niagara. Shkollat dhe stacionet e trenit u mbyllën në Bafalo, Niagara Falls dhe Depju. Buffalo është qyteti i dytë më i populluar i shtetit të Nju Jorkut me rreth 278,000 banorë.
Njëmbëdhjetë qarqe mbetën nën një gjendje të jashtëzakonshme. Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten për pjesë të Nju Jorkut perëndimor