Tiranë-Ministrja Bora Muzhaqi ka qenë shpesh e komentuar për ‘gafat’ që bën në përgjigjet e saj.
Por sot në një studio, ajo e ka pranuar edhe vetë se qesh kur i dëgjon.
Bora Muzhaqi: Gazetarët dhe këta që komentojnë i kuptoj se dhe mua vetë më vjen për të qeshur kur i dëgjoj komentet dhe lapsuset që mund të kem bërë. Por nuk kam pasur eksperiencë më para që të më jetë dashur të prezantoj veten në aspektin mediatik.
Patjetër që kjo është eksperiencë që fitohet me kohën, përpiqem fort kur më vijnë gazetarët me mikrofon para që të mos bëj gabime, por sërish bëj.
Si të thotë populli: Sa të rrosh do mësosh”. Një gjë është e sigurt, bëj lapsuse dhe gafa kur flas, por në punën time nuk bëj as lapsuse dhe as gafa./Shqiperia ime.com.al