Bileta e urbanit drejt dyfishimit

“Pritshmerite e cmimit te biletave te linjave urbane duhet të shkojnë drejt dyfishimit.”- Ky eshte propozimi i përfaqësuesit te shoqatës së transportit publik, Kostandin Foni i cili foli në lidhje me situatën transportit publik në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se  katër linja deri më tani kanë falimentuar.

Sipas tij, nëse vazhdon e njëjta situatë çmimi i biletës së urbanit mund të rritet.

Katër linja kanë falimentuar. Ky shërbim nuk është rentabël në rast se nuk ka një mbështetje financiar. Këtë e thonë dhe vetë ekspertët e Bashkisë, duke thënë se ky shërbim ka nevojë për mbështetje financiare. Nga ekspertët tanë që kemi komunikuar dhe kemi bërë të gjitha analizat për çmimin e biletës, çmimi duhet të shkojë drejt dyfishimit. Nuk e vendosin operatorët çmimin e biletë, operatorët propozojnë. Në rastin konkret, ku Bashkia nuk do të ndikojë në xhepat e qytetarëve dhe operatorët nuk duhet të ndryshojnë, por duhet të rimbursohet vlera e çmimeve që është rritur”- tha ai.

 

Author: jehona