Bëri operacionin e vështirë para 3 muajsh, Enca i rikthehet …

Para 3 muajsh këngëtarja e njohur Enca Haxhia pësoi një aksident ku pësoi dëmtime në këmbë.

Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe i është dashur që të qëndrojë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi ku kreu disa seanca fizioterapie.

Këngëtarja ka njoftuar ndjekësit e saj përmes një video në Instastory se më në fund ajo i është rikthyer normalitetit pas 3 muajsh.

“Më në fund sërish në këmbë. Jam rikthyer në këmbët e mia pas 3 muajsh”, ka shkruar Enca. /tvklan.al

Author: admin