Bebe Rexha e tronditur, kritikon spitalet: Tezja ime gati sa nuk vdiq, pas infektimit me Covid

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka treguar se tezja e saj ka qënë në gjendje të rëndë nga Covid.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Bebe tregon se tezja e saj pothuajse humbi jetën dhe ka folur për trajtimin e keq në spital dhe kapacitetet e dobëta mjekësore në Amerikë,

“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Pothuajse vdiq mbrëmë.

E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vdekur’”.

Ndërkohë të martën, Rexha shkroi se pas kontaktit me një doktoreshë në Los Angeles, kishte mbetur e habitur kur kishte marrë vesh se vendi është me kapacitete të paketa mjekësore për shkak të pandemisë globale.

Author: admin