BE-ja po përshpejton dërgesat e armëve në Ukrainë për të mbështetur kundërsulmimin e Kievit kundër forcave ruse. Lajmi është bërë me dije nga komisioneri i tregut të brendshëm, Thierry Breton në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien.
“Ne do të përshpejtojmë përpjekjet tona për dërgimin e armëve dhe municioneve, kjo është një luftë me intensitet të madh në të cilën ata luajnë një rol kritik.
Ne po përgatitemi që lufta të zgjasë shumë muaj ose edhe më gjatë,” tha Breton duke përmendur angazhimin për furnizim. Bëhet fjalë për 1 milion armë të kalibrit të lartë brenda 12 muajve të ardhshëm.
Në fillim të këtij muaji, Ukraina nisi një kundërofensivë për të rimarrë territorin nga forcat ruse. Në këto kushte, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, të enjten e kaluar u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të “hyjnë thellë në xhepat e tyre” për ta furnizuar Kievin me më shumë armë dhe municione.