Bastiset selia e PS-së në Shkodër/ Protestuesit u vënë flakën orendive, ja çfarë po ndodh

Ka marrë të tjera përmasa tubimi për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër, ku protestuesit kanë bastisur selinë e PS-së duke hyrë në godinë e duke u vënë flakët orendive.

Digjet selia e PS-se ne SHkoder

Siç shihet nga këto foto një zjarr i madh është ndezur para godinës. Tashmë në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që po shpërndajnë turmën me gaz lotsjellës.

Më herët protestuesit, kryesisht të mitur, sulmuan me gurë dhe sende të forta godinën duke thyer xhamat dhe derën e saj.

Protesta shkoder-djegia-tabelat-selia-PS11
****selia e PS-shkoder1121111

Përshkallëzohet tubimi në Shkodër, protestuesit thyejnë xhamat dhe sulmojnë me gurë selinë e PS-së

Është përshkallëzuar tubimi për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër, ku protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste.

Siç shihet nga këto pamje ata kanë thyer derën kryesore dhe dritaret e godinës. Me gjithë thirrjet për qetësi nga organizatorët, protestuesit e revoltuar nuk i kanë ndalur sulmet.

Selia e Partisë Socialiste ishte “stacioni” i fundit i tubimit, që nisi nga lagjja “Luigj Gurakuqi” dhe vijoi para Prefekturës së qytetit.

Më herët protestuesit qëlluan me hurma makinën e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur.Protesta shkoder-djegia-tabelat-selia-PS1

Author: admin