Banorët nisin të kenë dyshime e tyre: Ne nuk na nxjerr publiku, por vetë produksioni (video)

Banoret kanë biseduar gjatë qëndrimit në oborr ku edhe kanë fjetur mbrëmë.Donaldi, Einxhel, Dj Dagz, Antonela dhe Sara kanë diskutuar për nominimin, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë duke biseduar, Donaldit thotë se nuk ia ka frikën nominimit ku i ndërhyn Dj Dagz. Ai thotë me nënkuptime se banorët nuk dalin më jashtë që i nxjerr publiku por që do produksioni sepse sipas tyre loja po bëhet më e fort. SHIKO VIDEON

Nderkohe, Antonela dhe Einxhel janë zënë si shkak i Beniadës. Kjo për arsye se Beniada hapi kutinë e pandorës e cila kishte dy zarfa një të bardhë dhe një të zi.

Zarfi i bardhë i bëri një dhuratë. Ajo do të fillojë pushimet në Dubai dhe do të kalojë pastaj në Maldive bashkë me familjen e saj.

Mirëpo, në zarfin e zi shkroi se banorët tjerë u dënuan si shkak i kësaj dhe kështu flenë në oborr. Derisa po qëndronin jashtë, ata i kërkonin Beniadës që t’i shërbente dhe kështu Einxhel i reagoi Antonelës duke i thënë se mos të ia nxjerrnin për hundësh.

Nderkohe, Arjola fliste për veprimin e fundit të Donaldit i cili e shpëtoi nga nominimi javën e kaluar. Donaldi kishte thënë se e ka bërë më shumë për fëmijët e saj ndërsa Arjola e komentoi këtë deklaratë të tij duke thënë se nuk ka nevojë të bëjë gjëra të tilla sepse unë jam këtu dhe fëmijët jashtë nuk ka pse t’i përziejë ata. Në vazhdimësi, ajo shton se Donaldi nuk mund ta mund sepse sipas Arjolës ajo është shumë e rëndësishme brenda shtëpisë.

Author: admin