Kërkesa e Donaldit duket se është kryer me sukses. Ditën e djeshme , “Top Albania Radio”, për të festuar ditëlindjen e 24-ërt të radios iu dha banorëve një mundësi për të zgjedhur një këngë për personin e zemrës.
Donaldi përshëndeti Beatrix me Sam Smith, “Fire on fire”, teksa i bëri thirrje Romeos dhe fansave për t’i dërguar Beatrix një buqetë të madhe me lule.
“O Romeo shko në një dyqan dhe dërgoi Trixës një tufë me lule të madhe. Ose kush dyqan lulesh që po e dëgjon t’i çojë një buqetë me lule Trixës nga ana ime.”, u shpreh ai.
Lutjet e tij u dëgjuan jo vetëm nga Romeo, por edhe nga fansat e aktorit. Vëllai i tij ka postuar një foto të një buqete me lule në Instastory ku ka shkruar:“Bac u kry!“, duke bërë ‘tag’ Beatrix-in dhe Donaldin.
Ndërsa Beatrix reagoi mbrëmë për herë të parë pas gjithë situatës së krijuar. Ajo ka postuar një foto nga dhuratat dhe lulet që i kanë shkuar në shtëpi duke shkruar: “Ju dua!”./asutimes.com