Mbetjet e një rakete kineze kanë rënë në Tokë, copat e saj ranë mbi oqeanin Indian dhe Paqësor, thanë zyrtarët amerikanë dhe kinezë.
Agjencia hapësinore e Kinës tha se shumica e mbetjeve të raketës janë djegur në atmosferë.
Në një postim në Twitter, Komanda Hapësinore e SHBA tha se Long March 5 “rihyri mbi Oqeanin Indian rreth orës 10:45 MDT më 30 korrik.
Ai i referoi lexuesit e tij tek autoritetet kineze për më shumë detaje.
Ndërkohë, agjencia hapësinore e Kinës dha koordinatat e rihyrjes si 119 gradë gjatësi lindore dhe 9.1 gradë gjerësi veriore. Kjo korrespondon me një zonë në Detin Sulu – në lindje të ishullit Filipine Palawan, në Paqësorin verior.