Gazetari i prestigjiozes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” për Evropën Juglindore, Michael Martens, ka bërë me dije se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është bashkuar me liderët e tjerë rajonalë në dënimin e krimeve ruse në Ukrainë.
Presidenti serb ka mbështetur një deklaratë të përbashkët, ku kërkohet që përgjegjësit për krime lufte në Ukrainë të paraqiten para drejtësisë.
- “Në Athinë, udhëheqësit e 10 shteteve të Evropës Juglindore dënuan krimet ruse të luftës në Ukrainë dhe mbështetën sjelljen e përgjegjësve para gjyqit. Këtë e ka përkrahur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Mertens, teksa ka publikuar një pjesë të deklaratës.
“Ne kemi rënë dakord se nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, të tilla si sulmet kundër civilëve e shkatërrimi i infrastrukturës dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e 10 udhëheqësve rajonalë.
Ne kete takim kryeministri Micotaqis ka refuzuar pjesmarrjen e kryeministrit te Shqiperise