Ata që u përkasin përkasin këtyre dy shenjave të horoskopit janë më punëtorët

Sipas astrologjisë njerëzit kanë aftësi të ndryshme. po kush spikasin si më punëtorët?

Dashi është një nga shenjat më të forta dhe këmbëngulëse të horoskopit. Nuk ka rëndësi sa herë u duhet të rrëzohen apo lodhen derisa të realizojnë qëllimin e tyre final, një Dash nuk dorëzohet kurrë përpara vështirësive. Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luftarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme. Është një shenjë shumë inteligjente që e di mirë se çfarë do nga vetja dhe si të arrijë atë që do.

Luani është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luftarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë presionin e sfidave. Kur ai i vendos vetes një qëllim, nuk di të tërhiqet pas derisa ta realizojë. Personat e lindur nën shenjën e Luanit bëjnë pjesë në radhët e atyre personave që arrijnë gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe të tjerave./Noa.al

Author: admin