Ngrënia e arrave është një mënyrë ideale për të qëndruar të shëndetshëm me kalimin e moshës.
Në hulumtim morën pjesë 3.023 persona të moshës 18 deri në 30 vjeç. Është vërtetuar se ata që hanë rregullisht arra janë më pak të ekspozuar ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Ata që fillojnë të hanë arra në moshë të re nuk do të kenë probleme me sëmundje të tilla, si diabeti dhe obeziteti.
- Arrat përmbajnë acide omega-3 yndyrore, të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme.
- Përveç kësaj, ato përmbajnë edhe fibra që stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe për këtë arsye do të jeni më të ngopur për më gjatë.