
Mëngjesin e sotem është arrestuar trajneri i PSG-së, Kristofe Galtie .
Trajneri dyshohet se ka ushtruar diskriminime raciste dhe fetare. Për këtë gjë, autoritetet franceze kanë marrë në pyetje 56-vjeçarin dhe djalin e tij.
Gjithçka filloi me një email të bërë publik nga Rmc Sport. Email-i i shkruar nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Zhulien Furnier, drejtuar drejtuesve të Nisës: “Ai erdhi në zyrën time dhe më tha se duhej të merrja parasysh realitetin e qytetit. Ai më tha se nuk duhej të kishim kaq shumë lojtarë me ngjyrë dhe myslimanë në ekip. Ai më tha se kishte shkuar në restorant dhe se shumë i kishin vënë në dukje se Nisa është “një ekip me ngjyrë”.