Arben Gjeloshi këngëtari i mirënjohur Tropojan, gjithmonë i gatshëm për adhuruesit e tij.

Të gjithë e njofim të gjithë i dëgjojmë dhe i këndojmë këngët i tij, bëhet fjalë për këngëtarin e madh nga TropojaArbenGjeloshi, këngëtari më popullor i veriut i kudogjendur në dasmat dhe gëzimet familjare, ku të pranishmit e shoqërojnë gjithmonë duke kënduar sëbashku këngët e tij aq të popullarizuara dhe të pëlqyera nga audienca e tij e Madhe.

Arben Gjeloshi  këngëtari i cili ndodhet  gjithmonë pranë fansave, ku  krijon një atmosferë e cila ndizet nga zëri i tij i bukur dhe jehues, ashtu siç jehojnë malet dhe  krojet e Tropojës, nga ku e mori dhe inspirimin në rrugën e bukur të muzikës turbo folk të veriut dhe më gjerë.

Në çdo Dasmë shqiptare qoftë edhe pa prezencën e vetë Arben Gjeloshit zëri dhe kënga e tij janë të pranishme. Arben Gjeloshi  me një popullaritet dhe me aq kërkesa sa merr për të kënduar në dasma, fejesa, gëzime të ndryshme dhe evenimente publike, nganjëherë është pothuajse e pamundur të marrë pjesë në të gjitha vendet, por gjithmonë kam sakrifikuar pushimin për të mos i kthyer pas kërkesat e adhuruesve të tij të shumtë nga gjitha krahinat Shqiptare, tha më tej  për Portalin tonë këngëtari Arben Gjeloshi.

Ne i urojmë suksese të mëtejshme këngëtarit Arben Gjeloshi  i cili njihet ndryshe dhe si Bilbili i Tropojës, dhe ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën “Qoni gotat moj shoqnia”

Author: admin