“Në shtëpinë e Big Brother VIP nuk ka shumë artistë”. Kjo ishte fjalia e Ilir Shaqirit gjatë spektaklit të së premtes, që menjëherë nxiti shumë debate mes banorëve. U duk se të gjithë iu kthinë kundër balerinit, pasi nuk ishin dakord me deklaratën e tij mjaft të fortë.
Një ndër banoret që u revoltua shumë ishte Antonela Berisha, e cila i ka kërkuar Ilirit që shpjegojë deklaratën. Balerini u shpreh se nëse nuk do kishte bërë emisioni “Për’puthen”, nuk do ishte e njohur. Ndërsa ish-konkurrentja e programit të dashurisë nuk ka nguruar dhe ka replikuar menjëherë.
“Nëse unë pas 10 muajsh kam arritur këtu, imagjino do arrij unë pas 10 vitesh, kjo do të thotë që unë kam background dhe nuk jam njeri pa lidhje”, tha ajo.
Janë publikuar në rrjet sëfundmi fotot e ish-konkurrentes së Për’puthen Antonela Berisha tashmë banore të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Në foto Antonela, shihet me buzë me të holla dhe vetulla gjithashtu. Banorja e “Big Brother VIP”, ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve duke u kthyer në bjonde
Tashmë Antonela banore e Big Brother është një nga tipat më të diskutuar aty brenda për shkak të karakterit të saj ngacmues kundrejt vipave të tjerë në shtëpi.