Analisti Andi Bushati deklaroi sonte se është shumë me bazë pretendimi se Erion Veliaj është i përfshirë drejtpërdrejt në aferën ‘5 D’.
Bushati u shpreh tek të ‘Pa Ekspozuarit’ se drejtorët e Bashkisë e dinë që do shkojnë në burg, jo prej Qatos dhe Mollës, dhe se nuk kanë frikë sepse është Veliaj në mes.
‘Pse dyshohet të jetë Veliaj në skemën ‘5 D’, ngrenë këtë kompaninë që i japin paratë e Bashkisë, kalojnë paratë e Bashkisë tek xhepat e tyre.
Ja ku është prapë Erion Veliaj. Ka arritur absurdi deri në fund.
Po paratë që kanë vjedhur ku i kanë çuar…? I kanë investuar në betejën elektorale të Erion Veliajt.
Nuk mund të mos ta dinte Veliaj se ku shkonin lekët. Është organigramë e krijuar, që Erion Veliaj të bëjë para, që Veliaj të blejë vota.
Do të doja dikë përballë, që të arrijë të hedhë poshtë dyshimet e mia.’-tha Andi Bushati.