Fondacioni ALSAR nxori nga shtypi për lexuesit dy botime të reja, në vijim të një aktiviteti botues gjithnjë e në zgjerim.
Për temat që bartin dhe për përmbajtjen e tyre, librat e sapobotuar do të ngjallin me siguri interesin e publikut dhe do të marrin vëmendjen e duhur.
Botimi i parë sillet në suazat e historikes, një analizë marrëdhëniesh dhe një parashikim i së ardhmes së tyre.
“Marrëdhëniet midis Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja” përbëhet nga katërmbëdhjetë kapituj, me kontribute të akademikëve turq, shqiptarë dhe maqedonas.
Vepra analizon të shkuarën e këtyre marrëdhënieve, shqyrton të tashmen e tyre, dhe sugjeron të ardhmen.
E autorit Moritz Steinschneider, vepra “El Farabi” është një përkthim, kushtuar jetës dhe veprës së filozofit arab. Dhe, ashtu siç e thotë dhe nëntitulli, “me vështrim të veçantë mbi historinë e shkencës greke ndër arabët”.
Të dy veprat u shtojnë larminë botimeve të ALSAR-it, dita-ditës dhe më të kërkuara.