Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka dhënë këshilla sot se si duhet një qytetar të kërkojë ndihmë mjekësore.
Telefononi në 127 dhe 112
Jepni adresën e plotë ku ndodhet i sëmuri (qytet, fshat, rrugë, kryqëzim, pallat, institucion dhe çdo pikë referimi pranë jush).
Jepni një numër kontakti (personi që telefonon/ shoqëruesi i të sëmurit ose vetë i sëmuri nëse ai është telefonuesi).
Përshkruani shkakun/ arsyen e telefonatës dhe dinamikën e ngjarjes.
Jepni të dhënat personale të pacientit nëse i dini (emrin, mbiemrin, gjininë, moshën).
Kujdesuni që numri i kontaktit që ju jepni, të jetë i disponueshëm për të krijuar mundësinë e komunikimit në çdo kohë me ekipin tonë.