-
Një hulumtim i ri ka nxjerrë në pah një rrezik të mundshëm lidhur me shëndetin mendor të fëmijëve që vjen nga qëndrimi i shumtë i tyre para ekranit.
Sipas ekspertëve pajisjet dixhitale janë një çështje shqetësuese që prej pandemisë COVID-19, gjatë së cilës ky zakon duket se është ‘rritur në qiell’.
-
Një ekip ekspertësh nga Universiteti i Ontarios Perëndimore, zbuloi në veçanti një lidhje midis sasisë së kohës që fëmijët kalojnë para një ekrani dhe rritjes së rrezikut, ku disa nga simptomat kryesore që vijnë janë ankthi dhe depresioni.
Studimi i ri bazohet në hulumtimet e mëparshme nga dr. Duerden i cili zbuloi se koha që fëmijët kalonin para një ekrani u shumëfishua gjatë pandemisë. Në disa raste, kjo kohë arrinte në 13 orë në ditë, pra pothuajse çdo minutë që fëmijët ishin zgjuar.