Aktorja amerikane ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare

219

Ylli i “Broadway”, Rebecca Luker, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.

Lajmin e trishtë e konfirmoj agjentja e saj, Sarah Foster.

Aktorja e nominuar tre herë për ‘Tony’ njoftoi në shkurt se po luftonte me sëmundjen e Lou Gehrig (skleroza amiotrofike laterale).

Nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së saj.

Aktorja bëri debutimin në “Broadway” në fund të viteve 1980 në “The Phantom of the Oper” duke punuar në rolin kryesor si Christine.

Ajo gjithashtu luajti si Maria në “The Sound of Music”, Marian në “The Music Man” dhe Winifred Banks në “Mary Poppins”, secila prej të cilave fitoi nominimet e saj për Tony përkatësisht në 1995, 2000 dhe 2007.