Aksidenti tragjik në Kamëz/ 19-vjeçarja bën postimin prekës për shoqen: Pse unë duhet të shpëtoja dhe ti jo!

173

Deni Doku është vajza 19-vjeçare e cila po drejtonte automjetin tip “Smart” në momentin e aksidentit në Kamëz, si pasojë e të cilit humbi jetën shoqja e saj 22-vjeçare.

Ndërkohë 19-vjeçarja ka publikuar një mesazh prekës bashkë me foton shoqes së ndjerë. Ajo shkruan e pikëlluar se ende nuk arrin ta pranojë humbjen e saj.

Ajo shkroi:

Jeta është shumë e padrejtë! Nuk e kuptoj pse unë duhet të shpëtoja e ti jo!!! Të dua fort dhe o takohemi zemër, të premtoj. Në qoftëse do e bëj diçka, do e bëj për ty!!!!

Kujtojmë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Demokracia” në Kamëz.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe rezultoi fatale për 22-vjeçaren, e cila ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. Ndërkohë 19-vjeçarja është vënë në pranga.