Nënkryetarja e PD, Grida Duma i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.
Pas deputetëve, Bushati, Gjekmarkaj dhe Sule të cilët kanë kërkuar që Basha të mbante përgjegjësi për humbjen dhe të jepte dorëheqjen, ka qenë edhe vetë Grida Duma e cila e ka kërkuar diçka të tillë.
Të gjitha këto diskutime kanë ndodhur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku shumica e deputetëve të pranishëm i kanë kërkuar Lulzim Bashës të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe të zhvillohen zgjedhje të reja.
Grida Duma: Tani para se të na drejtohesh neve me pyetje kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale per këtë humbje?!
Lideri ne nje parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 cfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as nuk e përmirësojnë dot liderin. Degjova që e niset fjalen tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do tju vijë Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju munde ju, mundi Partine Demokratike.
Në këtë gare per shkak te luftes midis Sali Berishes dhe jush humbi partia Demokratike. Në këtë betejë ne beme gjithcka te mos e benim betejen Berisha kunder bashes por nuk e evituam dot. Ju thoni sot ketu “o të jem unë ose ketu do jete Sali Berisha” pra o une o askush nuk mundet. Cka do te thote qe kulti i individit që po luftojme eshte edhe më i rrënjosur.
Agron Gjekmarkaj ka qenë drejtuesi i parë i lartë që ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të partisë duke marrë përgjegjësi mbi humbjen e pësuar në zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë e vendit./Shqiperiaime.com.al