Shtrimi i tavave, mbështjellja e ushqimeve për gatime “në zarf”… ka dhjetra mënyra sesi letra e aluminit përdoret në kuzhinë. Por keni menduar ndonjëherë që ajo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë?
Ndër vite ka pasur zërat të shumtë që kanë aluduar mbi rrezikun potencial që alumini mund të shkaktojë sëmundjen Alzheimer(semundja e kujteses) ose sëmundje të veshkave.
E vërteta është se alumini është kudo rreth nesh. Gjendet natyrshëm në ujë, ajër dhe tokë, dhe përdoret në aditivë dhe konservues. Mund të ekspozoheni edhe ndaj aluminit në disa kozmetika, antidjersa, etj. Kontakti i rregullt nuk duket se shkakton probleme.
- Kur bëhet fjalë për letër alumini, sasi të vogla alumini kalojnë në ushqimin që është gatuar duke përdorur letër alumini ose enë gatimi prej alumini. Fatmirësisht, trupi ka mekanizma të shumtë për të ndihmuar në çlirimin e trupit nga sasitë e tepërta të këtij metali.
Disa studiues thonë se “një sasi shumë e vogël e aluminit në ushqim ose ujë do të hyjë në trupin tuaj përmes traktit tretës”. Megjithatë, shumica e aluminit në ushqim, ujë dhe ilaçe e lë trupin tonë shpejt në feces. Sasi të vogla alumini gjithashtu mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, por do të largohen nga trupi shpejt përmes urinës.
- Hulumtimet tregojnë se gatimi i aluminit në temperatura të larta dhe përdorimi i ushqimeve acidike, kripës dhe erëzave shton kontaminimin e ushqimit me alumin.
Megjithëse nuk ka gjasa që alumini i kulluar të shkaktojë dëm, ju mund të përdorni gjithmonë letër kuzhine në vend të letrës së aluminit për gatim në temperaturë të lartë