Kryeministri Edi Rama thote se Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk pyet për kreun e qeverisë dhe as për askënd tjetër në vendimet që merr.
Ai theksoi se ka pasur një kërkesë për rritjen e fashës së orare, por nuk duhet nxituar në vendimmarrje sipas tij.
“Çështja është që ai komiteti nuk pyet për mua dhe për askënd. Fasha orare nuk pengon punën dhe nëse aplikohet dhe ju pengon është aplikim i gabuar dhe duhet ta zgjidhim. Fasha orare nuk është për ata që janë në punë. Ka shumë kërkesa për rritjen e fashës orare. Nuk duhet të nxitohemi them unë për një arsye. Franca pardje u mbyll pardje nga e para. Unë nuk e di ça do mbyllin më ata.
Unë isha në Paris atje nuk kishte asgjë, zero, dyqane të mbyllura. Vetëm ushqimore kishte hapur. Se çfarë do mbyllin më shumë nuk e dinë. Është kjo vala e tretë, është versioni britanik që ishte arsyeja pse na u rritën dhe ne shifrat sepse ka infektueshmëri 30% më shumë. Nuk është vdekjeprurës, por është njësoj si më parës por ka infektueshmëri më të madhe. Atyre po iu bllokohen prapë spitalet.
Duhet të jemi më të kujdesshëm që ta rrisim vaksinimin. Ne duam të shkojmë në gjysmë milioni të vaksinuar brenda Majit dhe pastaj do ndiejmë një frymëmarrje. Është diçka që e dëgjojmë dhe nga të tjerë. Do e shohim si mund ta aplikojmë në zonën e fshatit. Ca thonë ‘pse ikën virusi ditën, vjen natën’.
Problemi i natës lidhet me jetën e natës. Jeta e natës sjell shumë njerëz që bëhen mizë lisi në klubet e natës dhe jeta e natës ka prirjen për t’u relaksuar dhe për të qenë më pak të vëmendshëm. Megjithatë do e shikojmë dhe do të bëjmë më të mirën”.