NJIHUNI ME GRUPIN E GJAKUT QË E KANË VEÇ 43 PERSONA NE BOTË

Çdo njeri ka një grup gjaku, në bazë të të cilit jepet dhe merret gjak në momente delikate për çdokënd. Rezus Nul ose invalind quhet grupi i gjakut më i rrallë në botë. Dhe më e veçanta është se atë e kanë veç 43 persona në të gjithë globin. Është i ngjashëm me grupin 0 negativ të gjakut dhe të tillë grup ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë globin.

Ky grup gjaku u gjet për herë të parë në një aborigjen australian, në vitin 1961. Njihet si Rh nul dhe është shkak i një alterimi genetik që bën që antigenet që përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut të mos shfaqen apo të kapen dhe gjaku ka 61 të tilla.

Individët me këtë karakteristikë janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut.
Të dhënat e ketij grupi gjenden në laboratorin ndërkombëtar të referimit të grupeve të gjakut, në lokalitetin britanik të Filtonit.

Personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vende kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë.
Në rastin e një kirurgjie të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë.

Për të gjitha sa u përmendën më lart ky grup gjaku dhe pikërisht këto njerez quhen të rrallë e të veçantë.

Author: admin