COVID s’ndikoi vetëm te njerëzit, qentë në Britani po vuajnë shumë! Organizatat ngrenë alarmin

Pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar vetëm te njerëzit! Humbja e vendit të punës, mungesa e një ndihme ekonomike ka bërë që në Britaninë e Madhe qindra familje të nxjerrin në shitje qentë e tyre ose t’i kthejnë në qendrat e dedikuara për kujdesin ndaj tyre. Arsyeja? Sepse nuk kanë para dhe as kohë.

Sipas Daily Mail, ky është një fenomen krejtësisht i kundërt me atë që ndodhi në fillim të pandemisë. Me futjen në karantinë, qindra njerëz nxituan që të blinin kafshë shtëpiake, kryesisht qen, që të mos të qëndronin të vetëm, por kjo u kthye në “boomerang” ndaj tyre. Për këtë arsye ato kanë filluar t’i nxjerrin në shitje.

‘Fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve të punës tani nuk jemi më në gjendje t’i japim atij dashurinë dhe kujdesin që ai kërkon dhe meriton”, tha një nga pronarët.

Më shumë se 1,800 njerëz kanë telefonuar “Dogs Trust” gjatë tre muajve të fundit duke dashur të dorëzojnë qen të moshës nën një vjeç. Organizata bamirëse ka marrë 114 telefonata vetëm në 27 dhe 28 Dhjetor, duke iu dorëzuar 19 këlyshë në muajt e fundit.

Një në pesë pronarë që blenë një qenush gjatë pandemisë nuk i kishin marrë parasysh plotësisht përgjegjësitë afatgjata, sipas studimit nga Klubi i Kennel.

Ajo zbuloi se një e katërta e pronarëve të rinj pranuan nxitimin duke blerë’ këlyshin e tyre në muajt e parë të pandemisë. COVID ndryshoi rrënjësisht jetën e njerëzve, por fatkeqësisht ndikoi edhe të kafshët.

Author: admin