Fondacioni ALSAR/ Simpozium mbi ditëlindjen e Profetit Muhamed

Korçë

Me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.), në qytetin e Korçës u mbajt këtë të shtunë, më 28 shtator, një simpozium kulturor.

Aktiviteti i organizuar nga Fondacioni ALSAR, i quajtur, “Ditëlindja jote: ditëlindja jonë”, mblodhi qytetarë të shumtë në sallën e “Grand Hotel Palace”.

Ditëlindja e Profetit, kjo ngjarje me rëndësi të veçantë dhe të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, ishte qendra e fjalëve të të gjithë atyre që iu drejtuan të pranishmëve.

Simpoziumi u hap me këndim të vargjeve të Kur’anit Famëlartë nga hafizi Osman Özmaden.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, mbajti fjalën e hapjes, të kushtuar tërësisht të Dërguarit të fundit të Zotit.

Ai u uroi fillimisht mirëseardhjen të pranishmëve dhe foli mandej për njeriun të cilit i zbriti fjala hyjnore, për qenien më të përsosur njerëzore, për shembullin më të mirë njerëzor, për udhërrëfyesin e njerëzimit në rrugën e duhur, në rrugën e besimit dhe të moralit.

Z. Gurra i mëshoi rëndësisë së aktiviteteve të tilla në përkujtim të ditëlindjes së Profetit Muhamed, foli mbi mevludin, e solli gjithashtu në vëmendjen e dëgjuesve angazhimin organizativ të Fondacionit ALSAR në këtë kontekst, me veprimtari dhe me botime.

Një fjalë përshëndetëse mbajti atasheu për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz.

Fjala e radhës i takoi në simpozium teologut Ziber Lata, të ardhur nga Maqedonia e Veriut. Ligjërata e tij u pasua nga ajo e mysafirit nga Turqia, prof. dr. Abdullah Hikmet Atan.

Në mbarim të simpoziumit pati dhe një koktej për pjesëmarrësit.

Author: jehona