Fundjava do të jetë me temperatura shumë të larta.
Termometri të shtunën dhe të dielën do të shënojë 42 gradë në hije.
- Përveç temperaturave të larta, prezent do të jetë edhe hiri saharian, çka do të bëjë që i nxehti të ndihet edhe më tepër.
- Përsa i përket vijës së bregdetit është pak më freskët. Nga Velipoja deri në Sarandë e Ksamil, termometri do të shënojë 37-39 gradë, ndërsa në zonat malore, temperaturat do të jenë në veri lindje. Kukësi dhe Hasi do të jenë me temperaturat 38-39 gradë dhe pak më freskët nëse mund ta quajmë kështu, do të jetë zona e juglindjes, qarku i Korçës, ku temperaturat do të regjistrohen 36 gradë celsius.
Rënia që presim sot në mesditë do të rritet nesër. E shtuna do të shënojë sërish 42 gradë dhe parashikohet që edhe dita e dielë të mos ketë ndryshim.
Qarku i Gjirokastrës dhe Beratit do të shënohen temperaturat 42 gradë këtë fundjavë. Parashikohet që moti të jetë i kthjellët, por hiri i Saharasë do të jetë prezent dhe qielli nuk do të duket i pastër. Do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare. Janë rritur ndjeshëm vlerat minimale, ku mëngjeset janë shumë të nxehta
Prej disa ditësh vala e nxehtë afrikane ka përfshirë Ballkanin dhe Shqipërinë, edhe pse dita e sotme ka sjellë një rënie shumë të lehtë, do të thoja të pandjeshme 0.5-1 gradë në të gjithë territorin shqiptar, pasi dita e enjte shënoi temperatura mjaft të larta, 42 gradë maksimumi në rang territori. Madje ka pasur temperatura të larta në Koplik, në Shkodër. Temperatura mjaft të larta janë shënuar ditën e djeshme në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.