Moti, 9 Korrik 2024. Kthjellime dhe kalime vranësirash

Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje e lehtë e valës afrikane duke sjellë freskim të motit në të gjithë territorin shqiptar.

Ndërsa përsa i përket motit, orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi afat-shkurtra breshëri në zonat juglindore.

Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim të situatës së motit në territorin e vendit.

  • Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Author: jehona