Krahas premtimit të stadiumit të ri ringritjes së ekpit të futbollit Besa si dhe mbështetjes së dukëshme të sporteve në Kavajë, suksesi i radhës i Fisnikut të Besës është ajo e futbollit të moshave U – 16 vjeçarëve, që sipas informacioneve së shpejti do të kthehet në një akademi të mirëfilli të filizërisë së futbollit të Kavajës. Tashmë Superiorja e U-16 vjeçarëve do të ketë në elitë edhe kavajsit e vegjël të U- 16 vjeçarëve .
Lojtaret e talentuar bene nje sezon mbreslenes. Ne vecanti kryegolashenuesi Haxhi Rrena qe eshte pjese e Kombetares U-15, ka qene fantastik. Traineret Denis Gjeci dhe Ardit Guranjaku afirmuan lojtaret verdhezi ne lartesite e emrit e tradites se madhe qe Kavaja futbolldashese ka te trasheguar ne thuajse 100 vite histori.
Kryetari I bashkisë z.Fisnik Qosja pas një takimi inkurajues me kampionët e rinje do të shprehej :
- -Me kampionët e ekipit të Besës U-16 dhe me trajnerët e tyre pasionant dhe të përkushtuar, Denis Gjeçi dhe Ardit Guranjaku të cilët për herë të parë e ngjitën ekipin tonë të zemrës në Superiore!
Kavaja ka sot një brez të artë futbollistësh të lidhur fort me fanellën dhe historinë e madhe të Besës së Kavajës! Mbështetja e Bashkisë do të jetë e plotë për ta! Këtë u premtova trajnerëve dhe futbollistëve tanë të talentuar!
Suksese ekipit në Superiore!
Forca BESA!