Moti per neser 31 Maj 2024. Kthjellime dhe vranesira

Ditën e premte vendi ynë do të ejtë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në veri-verilindje reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i  forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 11 deri 27°C
në zonat e ulëta 12 deri 31°C
në zonat bregdetare 16 deri 30°C

Author: jehona