Era e fortë “paralizon” Vlorën

E hëna ka regjistruar një mot tejet të përkeqësuar në Vlorë.

Era fryn me shpejtësi 25 deri 35 metra në sekondë, ndërsa fuqia e dallgëve ka arritur në 7-8 ballë brenda në gji. Fuqia e dallgëve është rreth 9-10 ballë jashtë gjirit të Vlorës dhe ka arritur një lartësi 3.5 jashtë gjirit.

Era e fortë fryn me drejtim jug-juglindje dhe ka shpërndarë rërën e detit në gjithë zonën e Lungomares.

  • Po ashtu ajo ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra në Orikum, ndërsa  në Dukat e Llogora energjia mungon prej 20 orësh.

Era e fortë dhe mjegulla ka krijuar vështirësi edhe  në qarkullimin e mjeteve.

Author: jehona